Kercova Forum

Kercova Forum

Welcome To Kërçova Forum


    Rregullat e Forumit

    Share

    M4LK4
    Admin

    Posts : 70
    Join date : 2009-08-27
    Age : 20
    Location : Kercova

    Rregullat e Forumit

    Post by M4LK4 on Thu Aug 27, 2009 8:42 pm

    Forumi Kercova është më shumë i karakterit edukativ, informativ dhe
    shoqërues, shërben për ti ndihmuar shfrytëzuesve të vet për të arritur më
    lehtë tek gjërat që i kanë të përbashkëta..
    Ju sugjerojmë që para se të filloni të postoni në forum të lexoni rregullat
    në vijim:


    Postimet e reja – Para se të postoni një lajm të ri, ju lutemi ta kërkoni
    ne SEARCH për postime të mëhershme të ndonjë shfrytëzuesi/user-i tjetër.
    Shkoni në SEARCH dhe kërkoni.

    Përmbajuni temave – Ju lutemi që ti përmbaheni temave në dhoma të
    caktuara. Të gjitha titujt që nuk i përshtaten dhomave.
    Të gjitha postimet në dhoma te gabuara do të jenë të bllokuara ose te larguara nga forumi.

    Keni respekt njani tjetrin – Të gjithë ata, të cilët do të kenë sjellje abuzive
    ose ata, të cilët do të krijojnë telashe nuk do të tolerohen. Nëse e shihni
    që dikush është në gabim ndoshta është për shkak se janë të ri në forum, mos
    kërceni menjëherë me akuzime. Mendoni njëherë! Nëse në mënyrë të përsëritur
    keni postime me abuzime, menjëherë to të jeni të larguar nga këto forume

    Përgjegjësia - Të gjitha mesazhet e shkruara janë pronë e autorit. Forumi
    nuk mbanë përgjegjësi për komentet e shkruara. Në rast te thyerjes së
    rregullave të forumit Administratorët kanë të drejtën ta largojnë në qoftë
    se e shohin të arsyeshme. Për shkak të qarkullimit të madh të mesazheve,
    Administratorët ndoshta nuk janë në gjendja menjëherë të reagojnë prandaj ju
    lutemi të na lajmëroni në PM.

    Terme të ndaluara - Ndalohet përdorimi i fjalëve ofenduese në gjuhën
    shqipe si dhe ne gjuhë të huaja, të cilat nuk paraqesin nivelin e sjelljes
    qytetare. Nuk do ti shënojmë këto fjalë sepse me siguri jeni të njoftuar me
    to! Të gjitha mesazhet, të cilat do të përmbajnë fjalë të tilla do të jenë
    të bllokuara ose te larguara nga Administratorët.


    Reklamim komercial – Reklamimi i website-ave komercial nuk është i lejuar!
    Nëse dëshironi ta reklamoni sajtin tuaj komercial, kontaktoni
    administratorët. Kjo poashtu parasheh edhe webmastera te site-ave tjerë, të
    cilët reklamojnë veten në forum. Nëse e bëni këtë, do të jeni të anuluar dhe
    të gjitha mesazhet e juaja do te largohen nga forumi.

    Përmbajtje dhe fotografi pornografike – Ju lutemi mos bashkëngjitni
    fotografi të këtilla në postimet e juaja sepse në njëfarë mënyre ato mund të
    konsiderohen si reklamim i fotografisë komerciale. Të gjitha mesazhet me
    përmbajtje pornografike automatikisht do të largohen nga forumi.

    Ndalohen thirrjet ne Gmail – Nuk do të tolerojmë thirrjet për hapjen e
    email adresave ne Gmail sepse konsiderohen si reklamim komercial.

    Shkurt e shqip – Gjuha zyrtare e këtij forumi është Gjuha Shqipe. Mund te
    përdoren terme te ndonjë gjuhe te huaj (kryesisht anglisht) qe janë shpesh
    te përdorura ne zhargonin e sotëm te gjuhës shqipe. Mirëpo postimi i
    mesazheve te tëra ne gjuhë të huaj është i ndaluar. Të gjitha mesazhet e
    postuara ne gjuhë te huaj do të jenë të larguara nga forumi.

    Kontakti me Adminat dhe Moderatorët – Mos dërgoni mesazhe në lidhje me
    forumin në email-at e moderatorëve dhe administratorëve sepse nuk do të
    merren parasysh. Të gjitha kërkesat ne lidhje me forum postoni në dhomën
    "Mergimi Intern" ose nëse nuk doni që tjerët t’i shohin ato atëherë
    shkruani në PM.

    Sulmet – Nuk tolerojmë sjellje abuzive, keqdashëse dhe sulme personale.

    Kërcimet – Qëllimisht "kërcimi" i mesazheve tuaja pa ndonjë përmbajtje të
    re, vetëm që të gjinden në fillim të faqes është e ndaluar.

    Kohe pas kohe do te kete ndryshime ne rregulla deri sa te i formulojme per
    krejt problemet eventuale qe paraqiten prandaj ju kisha lut qe te shiqoni
    kete post nganjeher.

    Ju falemderit per mirekuptim Kercova Team

      Current date/time is Mon Dec 05, 2016 1:28 pm