Kercova Forum

Kercova Forum

Welcome To Kërçova Forum


    300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet

    Share

    Pellumbesha
    Super Moderator
    Super Moderator

    Posts : 38
    Join date : 2009-08-27
    Age : 22

    300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet

    Post by Pellumbesha on Fri Aug 28, 2009 4:08 am

    ZEMRA

    Si të luftoni sëmundjet kardiake
    1-Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.
    2-Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.
    3-Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.
    4-Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë.
    5-Evitoni, alkoolin, duhanin.
    Kolesteroli
    Këshilla për të ulur kolesterolin
    6-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.
    7-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç).
    8- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.
    9-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.
    10-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.
    OBEZITETI
    Si të mposhtini mbipeshën
    11- Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë.
    12- Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë.
    13- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një
    masë e caktuar e tyre çdo ditë.
    14- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t’i vendosim në dietë të shëndetshme.
    15- Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës.
    16- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes.
    17- Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha
    llojet, por me kufi.
    ANEMIA
    Çfarë duhet të konsumojnë anemikët
    18-Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C.
    19-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.
    20-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për t’u trajtuar.
    21-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.
    22-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.
    23-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke.
    24-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja.
    25-Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.
    REUMATIZMA
    Si ta kurojmë reumatizmëm
    26-Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta.
    27-Merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë.
    28-Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta.
    29-Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites.
    30-Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile.
    31-Përdorni ujë mineral.
    32-Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A.
    33-Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.
    SPONDILIATROZA
    Si të evitojmë dhimbjet
    34-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës.
    35-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare.
    36-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.
    37-Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen.
    38- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë.
    39-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës.
    40-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin.
    41-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.
    SINOZITI
    Këshilla për sëmundjen
    42-Evitoni diellin në pikun e vapës.
    43-Mbani gjithmonë syze edhe në dimër, edhe në verë
    44-Përdorni sa më shumë ushqime me fibra.
    45-Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe.
    46-Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit.
    47-Për t’u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur, dhe në errësirë për të paktën 30 minuta.

    MIGRENA
    Këshilla për të evituar dhimbjen:

    48-Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës.
    49-Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve.
    50-Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset.
    51-Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.
    52-Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe ambiente me lagështirë.

    DIABETI
    Ushqimet që duhet të konsumojnë pacientët:

    53-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
    54- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
    55- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
    56- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe.
    57- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra.
    58- Efikase edhe bajamet.


    PANKREASI
    Këshilla për të mos u dëmtuar pankreasi:

    59-Mospërdorimi i alkoolit është këshilla numër një e specialistëve të shëndetësisë për të evituar pankreasin.
    60-Femrat dëmtohen më shpesh sesa meshkujt nga sëmundja, pasi stomaku i tyre e ka më të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë arsye atyre u këshillohet të përdorin sa më pak kripë, yndyrna.
    61-Për të luftuar sëmundjen e pankreasit këshillohet një jetë sa më e qetë, pa strese dhe çrregullime nervore.


    VESHKAT
    Si të evitoni sëmundjet e veshkave:

    62-Evitoni kripën e tepërt.
    62-Pini sa më shumë lëngje.
    64-Konsumoni çaj nga trëndafili i egër.
    65-Konsumoni lëng kumbulle.
    66-Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë.

    MUSHKËRITË
    Si të ndihmoni mushkëritë:

    67-Përdorni sa më shumë produkte me mish.
    68-Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër.
    69-Mos përdorni duhan.
    70-Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës.
    71-Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra.
    72-Çdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe.
    73-Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për “mirëqenien” e mëlçive.


    GURËT NË TËMTH
    Si të luftoni shfaqjen e gurëve në tëmth:

    74- Duhet të konsumoni çaj rigoni.
    75- Për kurimin e sëmundjes, përveç bimës shërbejnë edhe gjethet e thara në hije.
    76- Përdoreni erëza në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalojnë sëmundjet.
    77- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë.
    78- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral.

    KRIZAT E BARKUT
    Evitoni dhimbjet e barkut me:

    79-Përdorni ushqime të pasura me hekur.
    80-Mish, peshk, shpretkë.
    81-Vezë, perime, fruta.
    82-Fruta që përmbajnë vitaminë C etj.
    83-Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit.
    84-Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut.

    MËLÇIA
    Ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë:

    85-Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë.
    86-Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet.
    87-Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes.
    88-Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit.
    89-Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe broklës.
    90-Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz.

    DIETA DHE SHËNDETI

    Si të mbash oreksin nën kontroll:

    91- Edhe pse frutat e thata nuk përmbajnë yndyrë dhe kalori, është mirë t’i konsumosh.
    92- Buka bën pjesë tek karbohidratet të cilat janë një burim shumë i rëndësishëm energjie për organizmin.
    93- Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: Mëngjesi, dreka dhe darka, dhe dy deri në tre vakte të ndërmjetme: Paradite, pasdite.
    94- Dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për t’u dobësuar.
    95- Është e shëndetshme të përzihen karbohidratet me proteinat.


    HIPERTENSIONI
    Rregulla për të mos nxitur sëmundjen:

    96-Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
    97-Personat me hipertension duhet të kenë kujdes gjatë dimrit, për shkak të së ftohtit, por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave.
    98-I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin.
    99-Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës.
    100-Të sëmurët duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.

    BRONKITI KRONIK
    Si të mbani larg vetes sëmundjen:

    Pellumbesha
    Super Moderator
    Super Moderator

    Posts : 38
    Join date : 2009-08-27
    Age : 22

    Re: 300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet

    Post by Pellumbesha on Fri Aug 28, 2009 4:09 am

    101-Evitoni jetesën në ambiente të lagështa.
    102-Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës.
    103-Evitoni jetesën në qytete të ndotura.
    104-Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë.
    105-Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin.
    106-Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.


    TIROIDJA
    Ushqimet që i bëjnë keq tiroides:

    107-Personat me tiroide nuk duhet të konsumojnë lakrën e bardhë. 108-Nuk duhet të konsumojnë fasulet.
    109-Nuk duhet të konsumojnë gështenjat.
    110-Në rast se personat kanë mungesë jodi, në këtë rast kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën.
    111-Në rast se personat e kanë me tepri jodin, atëherë duhen zbatuar konsultat e mjekëve në mënyrë që sëmundja të mos kthehet kronike.

    ALERGJIA
    Si të evitojmë alergjitë

    112-Alergjikët duhet të mos konsumojnë kikirikët, qumështin, vezët, grurin, sojën.
    113-Nuk duhet të konsumojnë ato ushqime me përbërje vajore si arrat dhe bajamet.
    114- Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët.
    115-Mos përdorni në rroba detergjentë aromatikë.
    116-Qëndroni larg vendeve të lulëzuara gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës.
    117- Mos përdorni facoletë, letra higjienike apo letra duarsh me përmbajte aromatike.

    TURBEKULOZI
    Këshilla për parandalimin e tuberkulozit

    118-Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit.
    119- Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit.
    120-Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.
    121-Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues.
    122-Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme.
    123-Secili duhet t’i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.


    MAJASELLI
    Këshilla për personat që kanë probleme në zorrë

    124-Në të gjitha rastet me majasëll këshillohet që të përdoren krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë.
    125-Krundet nuk duhet të përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies.
    126-Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve.
    127-Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut.
    128-Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet.
    129-Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve.
    130-Ata që kanë probleme në zorrë duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.
    131-Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes), ndihmojnë gjethet e pelinit.
    132-Ndihmues janë edhe lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vend të ujit.

    KANCERI I GJIRIT
    Këshilla për të shmangur kancerin në gji

    134- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë.
    135- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni
    mbipeshë.
    136-Përpiquni të minimizoni stresin.
    137-Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.
    138-Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar.
    139- Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume.
    140-Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji
    janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.


    KANCERI I PROSTATES
    Këshilla për dietën që parandalon kancerin e prostatës

    141- Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori.
    142- Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.
    143- Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit.
    144- Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit.
    145- Arrat, sipas specialistëve, kanë vitaminë D.
    146- Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës.
    147- Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen.
    148- Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij.

    KANCERI NË STOMAK
    Si të evitoni kancerin në stomak

    149- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime
    150-Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.
    151- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara.
    152-Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.
    153- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit.
    154- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.
    155- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjellat.


    KANCERI I LEKURËS
    Këshilla për të shmangur rrezikun

    156- Eliminoni sa më shumë ekspozimin e rrezeve ultra vjollcë, sidomos në orët më të nxehta të ditës.
    157- Evitoni djegiet nga dielli.
    158- Përdorini kapele për të mbrojtur fytyrën e cila është e ekspozuar si në verë edhe në dimër nga dielli.
    159- Përdorni veshje dhe rroba mbrojtëse (mëngë të gjata, pantallona të gjata) kur e dini që do të qëndroni shumë në diell.
    160- Përdorini aparatura që u ndihmojnë të nxiheni (rrezet artificiale) që bllokojnë si rrezet UVA dhe ato UVB.

    ASTMA
    Si të luftoni astmën

    161-Këshillohet të pihen sa më shumë çajra me përzierje bimore, të nxehtë, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës.
    162-Duhet të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin.
    163-Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit.
    164-Këshillohet mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës.
    165-Këshillohet të mos përdoren ushqime, si vezë, qumësht që
    shkaktojnë astmë.

    Këmbët
    Këshilla për infeksionet në këmbë

    167-Mos i mbani këmbët në këpucë më shumë se tri orë.
    168-Trajtoji çdo ditë me ujë të ngrohtë, brenda së cilës duhet të keni hedhur vaj bajame ose rozmarinë.
    169- Gjatë verës është mirë që përdorni vetëm shapka ose sandale, në mënyrë që këmbët të ajrosen sa më shumë.
    170-Burrat janë më problematikë në sëmundjet e gishtave të këmbëve.
    171-Morthi, është sëmundje që u krijohet zakonisht atyre njerëzve që i veshin çorapet e lagura ose nuk u djersinë këmbët.

    PAGJUMËSIA
    Këshilla për të stimuluar gjumin:

    172. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat.
    173. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t’u vinte shumë në ndihmë.
    174. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë.
    175. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike.
    176. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri.
    177-Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do “t’u bëjë naze”.


    ZBOKTHI
    Këshilla për të luftuar zbokthin:

    178- Mos e hidh shampon drejtpërdrejtë
    tek flokët, por hidheni në pëllëmbën e dorës përpara se të lani flokët. Kështu nuk acarohet tabani i flokëve.
    179-Përpiqu të mos përdorësh solucione që përmbajnë alkool për flokët pasi ai than lëkurën.
    180-Përpiqu t’i shmangesh stresit dhe të flesh gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin.
    181-Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla, mund të përdorni rregullisht një shampo të zakonshme kundër zbokthit, sa herë që lani flokët.
    182-Kur zbokthi është në sasi mesatare, duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë që përmban lëndë që mbysin këpurdhat.
    184-Kur zbokthi është në sasi shqetësuese, është nevoja e përdorimit të një mjeti efektiv siç janë shampoja “Fungoral” apo trajtuesi i zbokthit “Gentinor”.

    AKNET
    Për të luftuar puçrrat në fytyrë:

    185-Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
    186-Trajtoni fytyrën me produkte cilësore, me përbërës organikë si: Kamomil, kamfor, kalendula, etj.
    187-Përdorni fruta e ushqime të freskëta.
    188-Merrni vitamina A, C, E.
    189-Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.
    190-Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.
    191-Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
    192-Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.

    VESHET
    Si të luftoni infeksionin e veshëve:

    193-Trajtimi fillimisht i infeksionit konsiston në pastrimin apo bërjen lavazh të kanalit të veshit dhe kjo ndihmon në heqjen dhe shpërndarjen e grumbullit të infeksionit të mbledhur në zona të caktuara.
    194-Më pas nëpërmjet një fitili, deri në mesin e veshit, arrihet që të shpërndahet i gjithë pezmatimi i mbledhur.
    195-Njëkohësisht duhet bërë edhe trajtimi mjekësor në të cilin hidhen antibiotikët në vesh për të trajtuar dhe kuruar zonën në të cilën më parë ishte mbledhur pezmatimi dhe që kishin çuar në ënjtjen e veshit.
    196-Është e rëndësishme që të shmanget marrja e ilaçeve qetësuese vetë në farmaci, pa rekomandim, sepse ato nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës, vetëm sa mund ta rëndojnë dhe më shumë.

    AROMA E KEQE
    Këshilla për të ulur aromën e pakëndshme të frymëmarrjes:

    197-Përdorni gjatë ditës majdanoz të freskët.
    198-Përdorni shpëlarës antibakterial.
    199-Duhet të konsumoni të paktën dy herë në ditë kos të freskët.
    200-Duhet të shpëlani gojën me sodë.

    Pellumbesha
    Super Moderator
    Super Moderator

    Posts : 38
    Join date : 2009-08-27
    Age : 22

    Re: 300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet

    Post by Pellumbesha on Fri Aug 28, 2009 4:09 am

    201- Duhet të përdorni vaj mesteje.
    201- Të konsumoni farat e koprës.
    202-Të konsumoni gjatë ditës çimçakiz me manjolia.


    SYTË
    Si të mos i dëmtojmë sytë kur jemi para kompjuterit:

    203-Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët.
    204-Të mos ketë reflekse në ekran.
    205- Kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.
    206- Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve.
    207- Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.
    208- Të shpluhuroset shpesh ekrani.
    209- Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të shkëputet shikimi nga ekrani përreth një minutë.
    210- Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.


    STRESI
    Disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm:

    211- Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktivë.
    212- Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.
    213- Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.
    214- Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet dhe që janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
    215- Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres.
    216-Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin.

    LINDJET PARA KOHE
    Disa këshilla për kujdesin ndaj fëmijëve prematurë:

    217- Mbajtja e temperaturës së trupit në shifrat normale.
    218- Ushqyerja e kujdesshme sipas mundësive dhe nevojave të fëmijës.
    219- Ruajtja nga sëmundjet dhe infeksionet.
    220- Temperatura e fëmijës duhet ruajtur në limitin 36-37 gradë.
    221- Temperatura e ambientit ku qëndron fëmija duhet 23-25 gradë.
    222- Në stinët e nxehta temperatura nuk duhet t’i kalojë 27 gradë.
    223- Dhoma e fëmijës duhet të ketë lagështirë të mjaftueshme.
    224- Ajri i dhomës ku rri fëmija duhet të ndërrohet vazhdimisht.
    225- Veshjet dhe mbulesat nuk duhet ta shtrëngojnë fëmijën.


    USHQIMI ME QUMESHT
    Këshilla për nënat që kanë fëmijën në gji:

    226- Jepini fëmijës sasinë e nevojshme të qumështit.
    227- Jepini fëmijës qumësht nga të dy gjiret.
    228- Të vegjlit duhet të pinë shpesh por pa e tepruar.
    229- Gjatë pirjes krijojini foshnjës mundësi të pushojë nga pak.
    230- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të marrë sa më shumë lëngje.
    231- Ushqimi i nënës duhet të sigurojë elementet e nevojshme.
    232- Sa më shumë të pijë fëmija, aq më tepër qumësht prodhon gjiri.
    233- Fëmijës deri në gjashtë muaj nuk i jepen ushqime jo të lëngshme.
    234- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të shmangë stresin, shqetësimet.


    GASTRITI
    Këshilla për të evituar:

    235-Mos përdorni alkool.
    236-Mos përdorni duhan.
    237-Mos përdorni në mënyrë sistematike aspirina, ibrufen , naporxen etj.
    238-Mos përdorni në mënyrë të sistematike kortizonë.

    RËNIA E FLOKËVE
    Kujdesi që duhet të tregoni për të parandaluar fenomenin:

    239-Kontrolloni stresin.
    240-Mbani një dietë të shëndetshme.
    241-Pini të paktën 2 kilogramë ujë në ditë.
    242-Konsumoni fruta, perime, me anë të së cilave merrni vitaminat, proteinat dhe mineralet e nevojshme.
    243-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrnave shtazore duke i zëvendësuar me ato vajore.
    244-Evitoni ushqimet e skuqura.

    ULÇERA
    Ushqimet që kurojnë sëmundjen:

    245-Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shërimin e ulcerës gastroduodenale të lehtë.
    246-Duhet të ndiqet një ushqim i ekuilibruar, i pasur në zarzavate dhe fruta që të kenë vitamina C, e njohur kjo për mbrojtjen e mukozës së stomakut.
    247-Në të kundërtën duhen kufizuar proteinat shtazore dhe dhjamërat.
    248- Mishi, peshku ose veza duhen marre vetëm një herë në ditë.
    249-Duhet përdorur çaji nga bima e njohur e Bar-Bletës.


    Cerma /Përdhesi
    Këshilla për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjes:

    250- Këshillohet pirja sa më shumë e ujit dhe lëngjeve të ndryshme për të lehtësuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi.
    251-Duhet pasur parasysh se, nëse vuajmë nga sëmundjet e zemrës, duhet të këshillohemi me mjekun për sasinë e lëngjeve që konsumojmë.
    252-Rënia në peshë është e rëndësishme për të pakësuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjes.
    253-Sasia e proteinave në ushqim ndikon në një farë mënyre në sasinë e acidit urik në gjak.
    254-Por edhe një dietë koncize nuk mund të sjellë uljen e acidit urik në gjak në të njëjtën mënyrë si mjekimi.


    OSTEOPOROZA
    Këshilla për të luftuar sëmundjen që në fëmijëri:

    255-Për të luftuar shfaqjen e osteoporozës është e nevojshme ajo që hamë. Për këtë duhet të ndiqet një dietë ushqyese e balancuar me një përbërje kalorike, të përshtatshme me nevojat fiziologjike të individit.
    256-Dieta duhet të përmbajë një gram proteinash për çdo kile të organizmit tonë.
    257-Duhet të përmbajë një përbërje të duhur yndyrash dhe karbohidratesh që nuk duhen të jenë më tepër se 55-60% të kalorive totale. Po që duhen marrë çdo ditë.
    258-Po ashtu rekomandohen sasi të larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi të pakta sode.
    259-Vitamina D është nga ana tjetër një përbërës i rëndësishëm për asimilimin e kalciumit dhe për këtë duhet marrë me dietë apo me tableta.
    260- Përveç kësaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale të tjera si fosfori, fluori, hekuri, zinku dhe bori janë të nevojshëm për një metabolizëm normal të kockave dhe mund të merren falë një ushqyerjeje të larmishme dhe korrekte.
    261-Së fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinës dhe pijeve të gazuara. Këto të fundit duket se e rrisin më shumë riskun për fraktura te gratë që i konsumojnë.


    LEMZA
    Këshilla për të ndaluar lemzën e shpeshtë:

    262-Duhet të pish ujë ose të hash një lugë sheqer sapo të zëre lemza.
    263-Faktori psikologjik arrin të ndalojë lemzën si p.sh me anë të tërheqjes së vëmendjes, bën që të ndalojë shtëllunga e ajrit.
    264- Ndalesa e frymëmarrjes, pirja e ujit të ftohtë me gllënka të vogla, vendosja në qafë e një cope akulli, vendosja e një borse akulli në bark, gudulisja e hundës për të provokuar një teshtimë, marrja e frymës thellë, duke ndjekur një ritëm të rregullt janë disa nga mënyrat e ndalimit të lemzës.
    265- Lemza mund të zërë edhe një fëmijë të porsalindur dhe mund të ndalohet duke e marrë në krah, i mbështet kokën në shpatull dhe i bie lehtë në kurriz, në mënyrë që t’ia nxjerrsh ajrin që ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun.
    266-Një mënyrë tjetër është edhe frymëmarrja dhe nxjerrja në një qese letreje. Në këtë mënyrë rritet sasia e CO2 në organizëm.
    267-Mjekët kryesisht rekomandojnë ngrënien e një luge sheqer pa ujë.

    VARIÇET
    Këshilla për personat që vuajnë nga sëmundja:

    268- Përdorni xhel freskues për këmbët.
    269- Mos mbani këpucë me taka më shumë se 4 pond.
    270- Mos përdorni këpucë të sheshta plotësisht.
    271- Përdorni produkte bimësh jeshile me kërcell.
    272- Mos hiqni nga menyja orizin.
    273- Përdorni vazhdimisht grurin.
    274- Mos qëndroni ulur për më shumë se një orë në të njëjtën pozicion.
    275- Mos i mbani këmbët e kryqëzuara.
    276- Mos mbani pasha të rënda.
    277- Përdorni korse najloni në mbrëmje.

    DHËMBËT
    Si të shmangim kariesin dhe infeksionet
    278-Duhet të zgjidhni një pastë dhëmbësh cilësore. Pasi ajo lehtëson lëvizjen e pllakëzave bakteriale dhe ka substanca freskuese dhe kurative.
    279- Duhet të përdoret çdo ditë fija pastruese e dhëmbëve, duhet të kalohet rreth çdo dhëmbi në mënyrë që të përshkojë sipërfaqen e tij.
    280- Ushqimi duhet të jetë i zgjedhur me kujdes.
    281-Duhet të konsumoni ushqime që kanë karbohidrate.
    282- Molla është një ndër frutat më të këshillueshme nga dentisti për dhëmbët, sipas rekomandimeve duhet të hahen jo më pak se dy të tilla në ditë.
    283-Karotat duhet të përdoren çdo ditë, sipas specialistëve ato bëjnë mirë për zmaltin e dhëmbëve.


    KUJTESA/ALZAIMER
    Dhjetë këshilla për të mbajtur në fortë kujtesës:

    284-Lexoni libra. Në këtë mënyrë jo vetën që do të vini trurin në lëvizje duke imagjinuar periudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për të treguar.
    285-Luani lojëra. Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Kështu fjalëkryqet. Lojërat elektronike përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit, pasi të gjitha mbështeten tek matematika.
    286-Përdorini dorën e kundërt. Kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk e përdorni, si dhe mbajeni orën në dorën e kundërt të që kujtoheni për të.
    287-Mësoni numrat e telefonit.
    288-Hani edhe për trurin tuaj. Kjo do të thotë se duhet të përqendroheni tek vajrat e peshkut, salmoni, arrat, bajamet dhe vaji i ullirit.
    289-Ndahuni nga rutina. Ndryshoni dyqanin ku jeni klient, hani gjëra që si keni ngrënë më parë, frekuentoni lokale që s’keni qenë më parë, pasi kjo do ta bëjë trurin tuaj të zgjohet nga zakoni dhe të jetë përsëri vigjilent.
    290-Kaloni nga një rrugë e ndryshme. Kaloni apo udhëtoni në rrugë të ndryshme, kjo e ndihmon trurin të stërvisë kujtesën.
    291-Mësoni një aftësi të re. Në këtë mënyrë kujtesa hyn më shumë në punë kur mësoni gjëra të reja, që më parë si bënit dot.
    292-Bëni lista. Bërja e listave ju ndihmon që t’i lidhni artikujt njëri me tjetrin. Në këtë mënyrë ju luani me kujtesën tuaj, sa herë që listoni ushqimet, fjalët, veprimtaritë e ditës.
    293-Zgjidh një mjeshtëri të re. Gjeni diçka që ju pëlqen dhe që nuk kushton shumë. Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti muzikor, mësimi i stileve të ndryshme të gatimit, të kërcimit, e bëjnë trurin që të jetë në aktivitet gjatë gjithë kohës.


    MENOPAUZA
    Ushqimet dhe dieta që duhet të ndiqet gjatë kësaj periudhe:

    294- Përdorimi larmi ushqimesh, por që gjithnjë të jenë sa më të freskëta .
    295- Përdorni sa më shumë fruta e zarzavate.
    296- Filloni vaktin me sallatë ose me supë me zarzavate.
    297- Pakësoni vaktet me mish (jo më shumë se 3 herë në javë) dhe zëvendësojini ato me ushqime me zarzavate.
    298- Ulni përdorimin e yndyrnave gjatë përgatitjes së ushqimeve.
    299- Pakësoni sa më shumë që të jetë e mundur përdorimin e ëmbëlsirave.
    300- Hani fruta, por jo menjëherë pas ngrënies së vaktit.

    Sponsored content

    Re: 300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet

    Post by Sponsored content Today at 1:28 pm


      Current date/time is Mon Dec 05, 2016 1:28 pm