Kercova Forum

Kercova Forum

Welcome To Kërçova Forum


    ..FjAlE tE UrTa..

    Share

    dinny_scorppion
    Super Moderator
    Super Moderator

    Posts : 2
    Join date : 2009-08-28
    Age : 24
    Location : kercova

    ..FjAlE tE UrTa..

    Post by dinny_scorppion on Fri Aug 28, 2009 6:55 pm

    1: Ai që të bërtet shumë, të del i mirë në fund.


    2: Ai që martohet herët dhe ai që ngrihet herët janë të fituar.


    3: Ai që është shok me të gjithë, nuk është shok me asnjë.


    4: Ai që di të bëjë lajka, di edhe të shpifë.


    5: Asnjeri nuk njihet profet në vënd të vet.


    6: Aty ku nuk merr bija, e merr vija.


    7: Babai punëtor rrit fëmijë dëmbelë, mësuesi llafazan nxjerr nxënës memecë.


    8: Borxhliu i keq të kërkon paratë ditën e Bajramit.


    9: Budallai kokën si njeri e ka, por kur flet, e merr vesht se ç'mall është.


    10: Budallai gjen fjalën, por nuk di se kur e ka gjetur, ndërsa i zghuari fjalën e budallait e fut në xhep.


    11: Budallai ka fat vetëm në përralla.


    12: Burri është çadra e gruas.


    13: Ç'do hap drejtë kulturës , është hap drejtë lirisë.


    14: Ç'do arragant është një diktator i ardhshëm.


    15: Dashuria për rininë, si qumësht për fëminë.


    16: Dashuria e tepërt del hidhërim.


    17: Dielli është jorgani i të varfërit.


    18: Di të vjedhë , ai që di të fshehë.


    19: Nuk të bën duhani burrë.


    20: Dy herë njeriu është fëmijë: herën e parë kur lind dhe herën e dyte kur plaket.


    21: Dy të rrahura të bëjnë dëm, por jo dy të ngrëna.


    22: E keqa bëhet shpejtë, e mira vjen ngadalë.


    23: E shara është arma e të dobëtit.


    24: Fatkeqësia më e madhe është humbja e shpresës.


    25: Faji është jetim.


    26: Fati ndihmon të guximshmit.


    27: Fëmijë shumë - grushta shumë.


    28: Fëmija punëtor mallin e vë vetë, fëmija dëmbel humb edhe mallin e babës.


    29: Fjala e djalit - pushka ballit.


    30: Fjalën, sa e ke në gojë, e ke robin tënd, kur të del nga goja, bëhesh rob i saj.

      Current date/time is Mon Dec 05, 2016 1:27 pm