Kercova Forum

Kercova Forum

Welcome To Kërçova Forum


    Konsumi i tepërt i Coca Cola dëmton eshtrat

    Share

    Pellumbesha
    Super Moderator
    Super Moderator

    Posts : 38
    Join date : 2009-08-27
    Age : 22

    Konsumi i tepërt i Coca Cola dëmton eshtrat

    Post by Pellumbesha on Sat Aug 29, 2009 12:42 am

    Konsumimi i sasive të mëdha të Coca-Cola mund të sjell deri tek problemet me muskuj, punë të parregullt të zemrës dhe dëmtimi i eshtrave, paralajmërojnë ekspertët.

    Krahas kariesit dhe diabetit të njohur nga më herët, mjekët paralajmërojnë se sasia e madhe e pijeve të gazuara zvogëlon nivelin e kaliumit në gjak. Kjo mund të shkaktojë probleme me muskuj dhe ritëm anormal të zemrës.

    Në një studim që e kryen shkencëtarët grekë, hulumtohej ndikimi i dy apo më shumë litra të pijes së gazuar në ditë në shëndetin e njerëzve.

    Marrë parasysh se pijet e gazuara më së shpeshti përmbajnë glukozë, fruktozë dhe kafeinë, shkencëtarët hulumtuan ndikimin e këtyre tre përbërësve në organizëm.

    Sasia e madhe e kafeinës mund të ndikojë në punën e parregullt të zemrës, ndrysa fruktoza mund të shkaktojë barkqitje, nëse konsumohet në sasi të mëdha.

    Sheqeri në sasi të mëdha sjellë deri tek paraqitja e diabetit të tipit 2, kariesit dhe problemeve me metabolizëm. Krahas këtyre, sasia e madhe e pijes së gazuar në konsumimin ditor shton edhe rrezikun nga osteoporoza, probleme gastrointestinale dhe me veshke.

    Studimi tregoi se konsumuesit të cilët kishin probleme shëndetësore dhe ndaluan së konsumuari pijet e gazuara arritën shërim të plotë, megjithatë ende ishin të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të caktuara.

    Ndonëse prodhuesit kohëve të fundit zvogëluan sasinë e sheqerit në prodhime, sheqeri artificial edhe tutje mbetet problem.

      Current date/time is Mon Dec 05, 2016 1:28 pm