Kercova Forum

Kercova Forum

Welcome To Kërçova Forum


    Cana i kënaqur në Sunderland

    Share

    M4LK4
    Admin

    Posts : 70
    Join date : 2009-08-27
    Age : 20
    Location : Kercova

    Cana i kënaqur në Sunderland

    Post by M4LK4 on Thu Aug 27, 2009 8:53 pm


    Mesfushori i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, është i ngazëllyer me vendimin e tij për t’iu bashkuar Sunderlandit.
    “Koha këtu nuk është e njëjtë me atë të jugut të Francës, por kjo nuk gjëja më e rëndësishme. Më e rëndësishmja është të ndjehesh mirë dhe të luash sa më mirë që mundesh”, ka thënë kosovari për mediat angleze, i cili lavdërohet edhe për komunikimin e rrjedhshëm në gjuhën angleze.

    “Është një atmosferë e mirë. Është një vend i mirë për të treguar pasionin dhe kjo është ajo se pse zgjodha Sunderlandin për karrierën time”.

    “Unë jam mesfushor tipik. Gjithmonë mundohem të jem lider në fushë dhe gjithmonë mundohem të jap 300% nga vetja. Kam një lojë të ashpër dhe kjo është pse ndjej se Anglia është e mirë për mua, pasi çdokush luan fuqishëm dhe shpejt dhe unë luaj këtë lloj loje”.

    “Përshtypjet e mia për Sunderlandin janë fantastike, është një stadium fantastik, një kamp fantastik stërvitor dhe bashkë-lojtarë dhe trajner fantastik”, ka shtuar ish-kapiteni i Marseillet.

      Current date/time is Mon Dec 05, 2016 1:29 pm